leoni

Rreth 22 mijë emigrantë të rinj shqiptarë janë regjistruar në Itali vetëm në vitin 2021, raportoi Eurostat

Rreth 22 mijë emigrantë të rinj shqiptarë  janë regjistruar në Itali vetëm në vitin 2021, raportoi Eurostat, në shifrat e fluksit të emigrantëve në Bashkimin Europian për vitin 2021. Për Shqipërinë raportohen vetëm disa shtete, ku më kryesori është Italia, ndërsa mungojnë Greqia, që është pritësi tjetër i madh i emigrantëve të pas viteve ’90, si dhe Gjermania e Franca, që janë dy destinacionet e viteve të fundit, krahas Mbretërisë së Bashkuar, të dhënat e të cilës që prej fundit të viti 2019 pasi Anglia  u shkëput nga BE nuk raportohen më. Për Italianë, 2021-shi shënoi numrin më të lartë të emigrantëve të rinj të dekadës së fundit, me përjashtim të  viti 2019 kur shifra ishte 22  mijë e më shumë, ndërsa vitet e tjera shifra luhatej në rreth 12-15 mijë. Nga viti 2008  kur raportohen të dhënat, në Itali janë regjistruar 259 mijë emigrantë në total, por të dhënat e tjera të leje qëndrimit të dhëna nga ky shtet për shtetasit shqiptarë, gjithsej deri në fund të vitit 2021 në Itali ka gati 400 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë. Përafrisht i njëjtë ishte numri i emigrantëve edhe në Greqi edhe pse ka rënë në dy vitet e fundit në rreth 300 mijë.

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …