Sot, rreth 30 mijë nxënës të klasave të nënta në gjithë Kosovën do t’i nënshtrohen testit të arritshmërisë, që organizohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Ndërsa mësim nuk do të zhvillohet vetëm në ato qendra ku mbahet testimi. Udhëheqësi i Divizionit për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Mustafë Kadriu, ka thënë se çdo gjë është gati për mbarëvajtjen e testit në 107 qendra të testimit, i cili mbahet sot. Ky test do të fillojë në ora dhjetë dhe do të zgjasë tri orë. Kadriu tha se testi është njëri ndër kriteret përcaktues për orientimin e mëtejmë të nxënësve. Rezultatet e testit të arritshmërisë do të publikohen me datën 1 qershor, dhe afati i ankesave do të jetë i hapur tri ditë pas shpalljes se rezultateve.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …