Nga të dhënat e para të procesit të regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut, rreth 30 për qind e banorëve të saj janë shqiptar. Duke iu referuar të dhënave brenda Entit të Statistikave, mediet njoftojnë se numri i banorëve të përhershëm në këtë vend është 1 milion e 800 mijë banorë ndërsa nëse ia shtojmë edhe numrin e banorëve që jetojnë në diasporë, ky numër arrin në dy milion e 100 mijë banorë. Përbërja etnike banorëve të përhershëm duket kështu: rreth 64 për qind janë deklaruar maqedonas, rreth 25 për qind shqiptar dhe rreth 10 për qind të etnive tjera. Ndërsa nëse përfshihen edhe banorët që jetojnë në diasporë, përqindja ndryshon në favor të shqiptarëve. Rreth 30 për qind e 2 milion e 100 mijë banorëve, janë deklaruar shqiptar, rreth 60 për qind maqedonas dhe rreth 10 për qind të etnive tjera. Rezultatet zyrtare të procesit të regjistrimit të popullatës në Maqedoninë e eriut pritet të publikohen në javën e ardhshme.
TagRreth 30
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …