Rreth 300 serbë, në Donbas, po luftojnë kundër Ukrainës e rrugën për në Donjeck përmes Moskës e paguan organizata ruse „Kosovski front” – Fronti i Kosovës, njoftojnë medie në Kiev. Radio Europa e Lirë në gjuhën ukrainase, bën të ditur se „Kosovski front” është regjistruar si organizatë humanitare në Rusi e vepron në Ballkan prej nga i dërgon luftëtarët serbë në luftën në Donbas.“Burime tona nga Donbasi janë në dijeni se një grup serbësh kanë shkuar në territorin e pushtuar përmes organizatës „Kosovski front”. Kjo organizatë ua paguan fluturimin Beograd-Moskë e pastaj autobusin deri në Rostovi në Don ku luftëtarët serbë kryejnë trajnimin dhe shkojnë në Donjeck. Analisti Dushan Janjiq ka thënë për “blicin” e Beogradit thotë se emri i kësaj organizate tregon për ndikimin që Rusia e ka sidomos te serbët e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. …