Rreth 4 mijë lëndë përfundoi Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Deçan brenda vitit 2021

Drejtoria për Gjeodezi Kadastër dhe Pronë në Komunën e Deçanit brenda vitit 2021 ka shqyrtuar 3798  lëndë të natyrave të ndryshme, ani pse në kohë pandemie me Covid-19, puna nuk është ndal në këtë sektor gjithmonë në shërbim të qytetarit,  këtë e bëri të ditur drejtori i këtij dikasteri, Agron Muslijaj. Muslijaj, tregon se si drejtori jemi të koordinuar mjaftë mirë që në afat kohor të përfundojmë të gjitha lëndët të cilat vijën si kërkesë e qytetarëve të komunës së Deçanit duke punuar me staf të reduktuar, por të gjithë sektorët kanë qenë të mbuluar nga kjo drejtori. Të përfundohen të gjitha këto kërkesa do të thotë se duhet të jesh i gatshëm të përballesh me specifika e secilës kërkesë veç e veç duke ju përshtatur edhe aftit kohore. Lëndët të cilat janë shqyrtuar në vitin 2021 janë: Aktvendime të ndryshme kadastrale :721, hipoteka 54, azhurimi i lëndëve –tereni 210, certifikata 2812, që në total 3798 lëndë. Ndërrim pronave 439, hipoteka 27, fshirje e hipotekave 25, azhurim i lëndëve në terren 248, certifikata 3010 që në totalë përbejnë 3749 lëndë. Vlen të theksohet se puna me përkushtim gjithmonë sjell edhe rezultat të kënaqshëm. Si udhëheqës i këtij dikasteri jam i kënaqur më përkushtimin e punëtorëve për të qen sa më afër qytetarëve në shërbimin tyre sa më efikase, kështu tha drejtori Muslijaj. Ndryshe tash ë sa kohë dikasteri i Drejtorisë së Gjeodezisë dhe Kadastrit janë të  cili vendosur në Pallatin e Kulturës ,,Jusuf Gërvalla ‘’ kati i II-të në Deçan.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …