Kërkimet shkencore në Serbi tregojnë se 40 për qind e popullatës midis moshës 19 e 29 vjeç, ose rreth 450 mijë serbë të rinj janë të vendosur që ta braktisin vendin, raportojnë mediet e Beogradit. Sipas hulumtimit të “Serbia 21 – Qendra për Serbinë e ardhshme”, Serbia nuk do të ketë të ardhme nëse vazhdon me ritmin e tashëm ikja e të rinjve. Kërkimet tregojnë se 98 për qind e qytetarëve të Serbisë dëshirojnë të shkojnë në vendet e demokracive perëndimore: BE, SHBA, Kanada, Australi, Britani të Madhe, ndërsa vetëm 2 për qind e qytetarëve janë deklaruar se do të shkonin në Rusi.
Kontrolloni gjithashtu
Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale
Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …