Bashkatdhetarët, të cilët po qëndrojnë për pushime në Kosovë, për dy ditë radhazi kanë vizituar Kuvendin e Republikës së Kosovës, i cili nën moton “Bashkatdhetarët në Kuvend”, ka hapur dyertë për ta. Me këtë rast, rreth 400 bashkatdhetarë nga vende të ndryshe të Evropës dhe botës, janë pritur nga deputetë të grupeve të ndryshme parlamentare, me të cilët kanë bashkëbiseduar për tema të ndryshme, me theks të veçantë për fuqizimin e rolit të tyre, si dhe për mundësinë e krijimit të lehtësirave në Kosovë. Po ashtu, ata janë njohur nga afër nga punëtorët e administratës me punën, funksionin dhe rolin e Kuvendit. Bashkatdhetarët janë shprehur të kënaqur për mundësinë që ju është ofruar për t’i vizituar hapësirat e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …