Rreth 410 nxënës të klasave të nënta, të shkollave të komunës së Deçanit i janë nënshtruar Testit të Arritshmërisë të organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) dhe DKA. Testi i Arritshmërisë është mbajtur në 3 qendra të testimit në:
– Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri”
– ShMT “Tafil Kasumaj” dhe
– ShFMU “Lidhje e Prizrenit”
Procesi ka filluar në orën 10:00 në të gjitha qendrat ku është mbajtur testimi dhe ka përfunduar në ora 12:30. Gjatë gjithë procesit të testimit nuk pati asnjë pengesë ose parregullsi. DKA falënderon të gjithë të përfshirët në procesin e Testit të Arritshmërisë, për kontributin dhe bashkëpunimin e tyre. Testimi i nxënësve të klasave të nënta ka për qëllim që të bëj orientimin e nxënësve për regjistrim në shkollat e mesme të larta. Rezultatet e këtij testi pritet të shpallen më 7 qershor.