Rreth 50 fëmijësh nga ShFMU “Jusuf Gërvalla” ishin pjesë e aktivitetit NaturKosovo

NaturKosovo është një iniciativë e financuar nga Ambasada e Italisë në Prishtinë, e promovuar nga AICS Tirana me mbështetjen e Volontari nel Mondo RTM, e implementuar nga CELIM Milano dhe Utalaya, në bashkëpunim me Asociacionin Italian për Turizmin e Përgjegjshëm, Klubin Alpin Italian dhe CNSAS. Në kuadër të këtij projekti janë realizuar një sërë aktivitetesh, njëri ndër ta është edhe aktiviteti i sotëm, ku nën udhëheqjen e Uta Ibrahimit, një ekip prej rreth 50 fëmijësh nga ShFMU “Jusuf Gërvalla” në komunën e Deçanit ishin pjesë e këtij aktiviteti. Ky aktivitet u realizua fillimisht me ecje përgjatë Lumbardhit, pastaj tek uji i thartë në Gushavc dhe përfundoi në Qendrën Informuese Turistike. Në Qendrën Informuese Turistike, fëmijët patën mundësinë të informohen në lidhje me hartat, leximin e tyre, shtigjet dhe atraksionet kryesore në Komunën e Deçanit.

May be an image of 4 people

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …