Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës është vlerësuar si cenuese e interesave shkencore, kulturore dhe zhvillimore të Kosovës.
Rreth 50 profesorë të Universitetit të Prishtinës kanë nënshkruar një peticion kundër ASHAK- ut, të cilët këtë institucion e kanë quajtur të korruptuar dhe keqpërdorues. Ata kanë ftuar Kuvendin që t’i shikojë pasojat e dëmet e veprimtarisë së tij. Zgjedhjet e fundit në Akademinë e Shkencave e të Arteve të Kosovës, sipas grupit prej 47 profesorëve, janë vazhdimësi shqetësuese e një rrënimi të madh e të pakthyeshëm të këtij institucioni. Këta profesorë shprehen se Akademia ka mungesë të strategjisë shkencore, pastaj të projekteve të mëdha e të vogla të rëndësisë kombëtare, ka mungesë të platformave që do të kishin objekt proceset zhvillimore të fushave jetike për Kosovën.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …