Qytetarëve të tanë që udhetojnë nga Kanadaja për në Prishtinë po u kërkohet që ta posedojnë një dokumentet të Kosovës

Rreth 57 mijë qytetarë të vendit tonë kanë hequr dorë nga shtetësia, nga fillimi i vitit 2008 deri në fund të vitit 2023

Rreth 57 mijë qytetarë të vendit tonë kanë hequr dorë nga shtetësia, nga fillimi i vitit 2008 e deri në fund të vitit 2023, thonë zyrtarë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Arsyeja kryesore për kërkesë për lirimin nga shtetësia është moslejimi i dy shtetësisë në shtete të ndryshme, kryesisht të BE-së. Kërkesat për lirim nga shtetësia po vazhdojnë edhe gjatë këtij vitit, derisa numri i atyre që janë liruar nga shtetësia është treshifrorë. Lajmin për mediet e ka bërë të ditur zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Nora Fetoshi, e cila tregon numrin e qytetarëve që kanë hequr dorë apo edhe kanë fituar shtetësinë e Kosovës nga 1 janari i vitit të kaluar. “Nga 1 janari e deri më 12 shkurt 2024 nga shtetësia e Republikës së Kosovës janë liruar 329 persona. Gjatë kësaj periudhe shtetësinë e kanë fituar 61 persona. Ndërsa, gjatë gjithë vitit 2023 nga shtetësia janë liruar 3 mijë e 98 persona, kurse shtetësinë e Republikës se Kosovës e kane fituar 708 persona”, tha ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …