Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë goditur nga tornadot të fuqishme që kanë shkaktuar vdekjen e dhjetëra personave. Guvernatori i shtetit të Kentaki ka paralajmëruar se më shumë se 70 persona mendohet se kanë gjetur vdekjen nga tornadot gjatë natës. Tornadod shkatërrimtare përshkuan gjashtë shtete të Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar vdekjen e mbi 70 vetëve në Kentaki dhe duke rrënuar një numër të madh shtëpish dhe biznesesh përgjatë 320 kilometrasg. Tornadot e fuqishme që metereologët thonë se janë të pazakonta gjatë muajve të ftohtë, shkatërruan një fabrikë karamelesh dhe stacioneve të zjarrfikësve të policisë në një qytet të vogël të Kentakit, si edhe një azil të moshuarish në Misurin fqinjë, dhe shkaktoi vdekjen e dy punonjësve në një magazinë të kompanisë Amazon në St. Louis. Ndërkohë, ka zëra sipas të cilëve numri i viktimave mund të jetë edhe më i madh, rreth 100.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …