Janë rreth 8 mijë pjesëtarë me uniformë të Policisë së Kosovës të cilët nuk kanë ende sigurim shëndetësor dhe jetësor. Zëvendëskryetarja e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona Kamberi, ka thënë për “Epoka e re” se kërkesa për sigurime shëndetësore ka hasur në vesh të shurdhër nga institucionet. Duke marrë parasysh rrezikshmërinë e punës së policëve, drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, ka apeluar që sa më shpejt të gjenden alternativa për këtë çështje.
