leoni

Rreth një mijë pjesëtarë të FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes dhuruan gjak në mbështetje të Qendrës së Transfuzionit

Rreth një mijë pjesëtarë të FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes dhuruan gjak në mbështetje të Qendrës së Transfuzionit

Në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës ka përfunduar  aksioni tradicional humanitar i dhurimit vullnetar të gjakut, për të dytën herë gjatë këtij viti. Me qëllim të dhënies së ndihmës për Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, ftesës për dhënie vullnetare të gjakut, krahas zyrtarëve dhe ushtarakëve, i janë përgjigjur edhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla si dhe këshilltari amerikan i Ministrit Mehaj, Thomas Niblock. Përgjatë dy javëve, rreth një mijë ushtarakë të FSK-së, nga të gjitha kazermat dhe zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes kanë dhuruar gjak. Aksioni për dhurimin vullnetar të gjakut është organizuar duke u bazuar në planin operacional 2022, në koordinim me Qendrën e Mjekësisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut.

Kontrolloni gjithashtu

Nisma Socialdemokrate

Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë

Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …