Rrethrrotullimi në Polac drejt përfundimit

Në kuadër të projektit të zgjerimit të rrugës regjionale Skenderaj-Drenas, rrethrrotullimi në fshatin Polac është në fazën përfundimtare të punimeve.

Ky rrethrrotullim, deri më tani, për shkak të mos përfundimit ka shkaktuar vështirësi në qarkullim dhe përfundimi i tij lehtëson qarkullimin në këtë rrugë hyrëse në drejtim të Skenderajt.

Nënkryetari Nura ka qëndruar në këtë aks rrugor ku ka parë nga afër punimet që po bënë kompania kontraktuese.

Me këtë rast Nënkryetari Nura ka theksuar se projekti i zgjerimit të rrugës Skenderaj-Drenas ka rëndësi të veçantë pasi kjo rrugë është shumë e frekuentuar dhe lidh Skenderajn me pjesën tjetër të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …