Deputetja e LDK-së Rrezarta Krasniqi ka deklaruar se me përmendjen e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje po synon t’i mbulojë dështimet që i ka pasur gjatë këtij mandati. Këta që i kanë pasur 51 për qind të votave në vend se të flasin me progres e të mirat që i kanë bërë, tash iu ka ardhë koha që të merren me zgjedhje për t’i mbuluar dështimet e tyre”, u shpreh ajo. Ne LDK jemi të gatshëm për zgjedhje, pasi 6 muaj pasi ka fituar Vetëvendosja disa komuna më të mëdha si partia e parë dhe jemi të gatshëm. Sa më shpejt të mbahen zgjedhjet aq më mirë do të për qytetarët e Kosovës. E pyetur se a do të ketë LDK-ja koalicione me parti tjera, Krasniqi thotë se për këtë vendos Kryesia e partisë. LDK-ja është partia e parë në vend, dhe ndryshime të rezultatit sigurisht se presim sepse edhe ata që votuan 51 për qind janë të zhgënjyer nga tri vitet e kësaj Qeverie, e cila nuk ka sjell ndonjë projekt që do mbahet mend”, deklaroi deputetja e LDK-së Rrezarta Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …