Deputetja e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar ndaj Qeverisë Kurti me rastin e shënimit të 7 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshje së Stabilizim – Asocimit (MSA), duke akuzuar për mos implementimin e saj. Ajo përmes një postimi ka thënë se vetëm në kohën e qeverisjes së LDK-së janë nënshkruar marrëveshje të rëndësishme për vendin, duke akuzuar qeverinë aktuale për keqqeverisje dhe stagnim në diplomaci. Kosova ka shënuar regres me këtë qeveri në shumë fusha. Stagnim të plotë në diplomaci, asnjë njohje të re e anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Zero transparencë në dialogun me Serbinë”, ka shkruar deputetja Rrezarta Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …