Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas paralajmërimeve të Bashkimit Evropian lidhur me rrezikimin e mbështetjes financiare për Kosovën si pasojë e krizës së zgjatur institucionale. Ajo ka kritikuar mungesën e vullnetit politik për formimin e institucioneve, duke theksuar se kjo situatë dëmton jo vetëm procesin demokratik, por edhe të ardhmen ekonomike dhe zhvillimore të vendit. Kosova nuk mund të mbahet peng i interesave partiake. Është koha për përgjegjësi dhe veprim në shërbim të qytetarëve”, shkroi Krasniqi, duke bërë thirrje për reflektim dhe marrje të përgjegjësive nga të gjithë akterët politikë.
