Rrezarta Krasniqi: Kompromiset në dëm të Kosovës kjo qeveri i ka bërë standard të politikës së jashtme

Rrezarta Krasniqi: Qeveria e Kosovës dështoi në heqjen e sanksioneve, të cilat një vit më parë ia ka vendosur BE-ja

Kryetarja e Komisionit për Integrim Evropian, Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar ashpër qeverinë e  udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti për dështimin në heqjen e masave të Bashkimit Evropian, që janë vendosur tash e një vit. Ajo ka kërkuar dorëheqjen e Kurtit dhe zgjedhje të reja. Qëndrimi i LDK-së është që Kurti të japë dorëheqje pasi ka dështuar në qeverisje. Ajo theksoi se puna e Kuvendit të Kosovës nuk po funksionon dhe kritikoi qeverinë për prishjen e marrëdhënieve me ndërkombëtarët. Sa i përket marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, Rrezarta Krasniqi theksoi se të dyja vendet, Kosova dhe Serbia, duhet t’i implementojnë ato, duke  sqaruar  se kryeministri Kurti e ka pranuar Asociacionin me kompetenca ekzekutive, pavarësisht kundërshtimeve të mëparshme.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …