leoni

RRGK; Dështimet institucionale bëjnë viktimat e dhunës seksuale, viktima të trafikimit

Për të katërtën herë, viktima e mitur, e njohur për shoqërinë si viktime e përdhumit nga pesë burra në vitin 2022, është përdhunuar sërish. Kësaj rradhe, përdhunes të saj janë mbi dhjetra burra, prej të cilëve katër janë arrestuar me dyshimet për trafikim për qenie njerëzore.

Ky rast na rikujton edhe një herë dështimet në mbrojtje dhe rehabilitim e reintegrim të viktimave të dhunës me bazë gjinore, veçanërisht në rastet e ndjeshme kur për viktimë janë vajzat e mitura. E mitura ishte e njohur për Qendrën për Punë Sociale në Prishtinë, institucion ky që ka për mandat të bëjë menaxhimin e rastit kur për viktimë janë të miturat/it.

Ri-viktimizimi i së njëjtës, edhe pasi që ishte nën mbrotjen e institucioneve vendore, dëshmon mos-efikasitetin e Qendrave për Punë Sociale në kryerjen e detyrave të tyre. Viktima, pas përjetimeve të dhunës seksuale në vitin 2022 për një kohë ka qëndruar në Strehimoren e Sigurisë së Lartë për Viktimat e Trafikimit (e vetmja strehimore nën menaxhimin e shtetit), ku edhe gjatë qëndrimit aty, ajo ishte përdhunuar, për këtë rast edhe RrGK pati reaguar, duke kërkuar llogaridhënie nga përfaqësuesit e strehimores.

Tani është koha që të gjitha institucionet relevante, që kanë qenë të përfshira në këtë rast, të japin llogaridhënie për dështimin në mbrotje dhe rehabilitim të të miturës.

Ne kërojmë urgjentisht:

  • Të rishikohet plani i menaxhimti të rastiti, dhe personi përgjegjës ne Qendrën për Punë Sociale të jap llogaridhënie për mos efikasitet të planit;
  • Të merret kujdestaria nga prindërit, të cilët po duket që nuk kanë aftësi ta mbrojnë fëmijen e tyre;
  • Policia dhe Prokuroria të arrestojnë të gjithë të përfshirët në këtë rast, dhe të njejtit të marrin denimet meritore nga Gjykata;
  • Në rast se rehabilitimi i të njejtës është sfidë për shtetin tonë, në mungesë të institucioneve relevante, të njejtën ta dërgojnë jashtë vendit për trajtim të mirëfilltë dhe e njejta të rikthehet në shoqëri e rehabilituar;
  • Urgjentisht të themelohet qendra për trajtimin e rasteve të dhunimeve seksuale, ashtu siç kërkon edhe Konventa e Stambollit dhe Protokolli Shtetëror për Trajtimin e Rasteve Seksuale (i hartuar nga RrGK në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë).

Ky rast e rithekson edhe një herë rëndësinë e punës me qasjen me viktimën në qendër dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për trajtim të rasteve të dhunës me bazë gjinore.

Të miturit nuk mund të japin pëlqim për marrëdhënie seksuale, dhe çdo rast që çon atje përmes lajthitjes, mashtrimit, kërcënimit, shantazhit duhet të dënohet dhe të konsiderohet vepër penale, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rrjeti i Grave të Kosovës është i hapur për të ndihmuar të gjitha viktimat e dhunës me baza gjinore, përmes këshillimit dhe ndihmës juridike falas në numrin +38348105800.

 

LINKU: https://womensnetwork.org/sq/deshtimet-institucionale-bejne-viktimat-e-dhunes-seksuale-viktima-te-trafikimit/

Kontrolloni gjithashtu

BDI

BDI: Denoncojmë publikisht spastrimin e paprecedentë etnik që po ndodh në strukturat e sigurisë dhe inteligjencës në Maqedoninë e Veriut

Me shqetësim të thellë dhe përgjegjësi të plotë ndaj stabilitetit të vendit dhe sigurisë rajonale, …