RRGGK

RRGK, e pakënaqur dhe e zhgënjyer me numrin e grave përfaqësuese në qeverinë e re

Rrjeti i Grave të Kosovës në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Anëtarësisë të mbajtur sot, me 11 shtator 2017, shpreh pakënaqësi dhe zhgënjim lidhur me përfaqësimin tejet të vogël të grave në Qeverinë e re. Përbërja e re e Qeverisë, ku nga 21 poste ministrore vetëm 2 u takojnë grave, është përbërje e pabarabartë dhe si rrjedhojë nuk mund të themi që përfaqëson gjithë qytetarët e Kosovës, kur kemi parasysh se popullata jonë përbëhet nga burrat dhe gratë në raport 50 me 50. RrGK iu rikujton subjekteve politike që Neni 14 i këtij i Ligjit për Barazi Gjinore thotë: “Partitë politike me aktet e tyre obligohen të zbatojnë masat për promovimin e pjesëmarrjes së barabartë të meshkujve dhe femrave në organet dhe trupat e partive, në pajtim me dispozitat e nenit 6 të këtij ligji.”, i cili Nen, poashtu thekson se “Organet legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore në të gjitha nivelet, si dhe institucionet tjera publike, janë të obliguara të miratojnë dhe zbatojnë masa të veçanta për të arritur përfaqësimin e gjinisë më pak të përfaqësuar, deri në arritjen e përfaqësimit të barabartë të femrave dhe meshkujve sipas këtij ligji.” (Neni 6, pargrafi 7).

Po ashtu, ky ligj thotë se “Përfaqësimi i barabartë gjinor në të gjitha organet legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore dhe institucionet e tjera publike arrihet kur sigurohet përfaqësim minimal prej pesëdhjetë përqind (50%) për secilën gjini, përfshirë edhe organet e tyre drejtuese dhe vendimmarrëse (Neni 6, pargarfi 8).

 Fatkeqësisht, kjo përbërje e Qeverisë edhe një herë hedh poshtë premtimet e bëra nga shumë liderë aktualë të skenës politike se në Qeverinë e re të Kosovës do të ketë më shumë gra përfaqësuese. Poashtu, përbërja e tillë e Qeverisë, ku nga 21 poste ministrore vetëm dy u takojnë grave, shkel përpjekjet dhe investimet e deritanishme të shoqërisë civile dhe të organizatave ndërkombëtare, për arritjen e barazisë gjinore në të gjitha sferat e jetës, me theks të veçantë në atë politike në rastin konkret.

Kontrolloni gjithashtu

Moti i keq ka shkaktuar kaos në Britaninë e Madhe

Moti i keq ka shkaktuar kaos në Britaninë e Madhe. Nga stuhia që ka përfshirë …