Rrjeti i Grave të Kosovës shpreh shqetësimin që edhe një rast i vrasjes së gruas, dyshohet te jetë femicid. Pas lajmit për arrestimin e bashkëshortit të viktimës Liridona Murselit, e vrarë më 29 nëntor në fshatin Sinidoll, afër Prishtinës, Rrjeti i Grave të Kosovës kërkon që hetimi i këtij rasti të trajtohet me urgjencë dhe qasje të drejtë për ta zbardhur këtë tragjedi. Kërkon nga institucionet që lënda të cilësohet si “Vrasje e rëndë” dhe të dënohet konform Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ftojmë Qendrën për Punë Sociale që të angazhohet për të siguruar mirëqenien e fëmijëve. Rrjeti i Grave kërkon hetim të këtij rasti deri në provën e fundit si dhe kërkon dënim maksimal ndaj të akuzuarit. Rrjeti mbetet e hapur ndaj bashkëpunimit dhe ndihmës për viktimat e dhunës me bazë gjinore përmes këshillimit ligjor falas dhe referimit tek institucionet relevante.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …