RrGK lansoi raportin: “Barazia Gjinore dhe TI:  Analiza Gjinore e Digjitalizimit në Kosovë”

RrGK lansoi raportin: “Barazia Gjinore dhe TI:  Analiza Gjinore e Digjitalizimit në Kosovë”

 Prishtinë, 12 shkurt 2024 – Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) lansoi raportin hulumtues: “Barazia Gjinore dhe TI: Analiza Gjinore e Digjitalizimit në Kosovë”.

Analiza gjinore e lansuar sot nga RrGK ka rëndësi të theksuar politike pasi që do të tentojë ta mbështesë Qeverinë e Kosovës në integrimin e perspektivës gjinore brenda politikave publike lidhur me reformat digjitale, duke ofruar rekomandime të bazuara në gjetje dhe dëshmi. Analiza poashtu synon të mbështesë Bashkimin Evropian (BE) me analiza gjinore në mënyrë që të informojnë procesin e planifikimit të programeve në kuadër të Instrumentit për Para-Anëtarësim III dhe dialogun relevant politik. Tutje, analiza gjinore synon  t’i ofrojë shoqërisë civile gjetje dhe alternativa të cilat mund t’u shërbejnë si bazë për avokimin drejt një procesi më të përgjegjshëm gjinor të anëtarësimit në BE. 

Ju lutem gjeni bashkëlidhur kumtesën e plotë dhe një dokument me pikat kryesore të përmbledhjes ekzekutive të raportit.

Kontrolloni gjithashtu

Tetë vjet më parë, Televizioni Dielli ka filluar transmetimin e programit kulturor, informativ, edukativ e arsimor

Sot TV Dielli shënon tetë-vjetorin e fillimit të transmetimit. Tetë vjet më parë,  më 11 …