Rrjeti i Grave të Kosovës njofton se mbanë Kuvendin e 20-të Vjetor të Anëtareve, ditën e shtunë, më 17 dhjetor 2022, nga ora 10:30 – 14:30, në Hotel Emerald, Salla Beethoven. Është koha kur prezantojmë para organizatave anëtare si dhe para të gjithë juve, përparimin tonë në zbatimin e Strategjisë 2019-2022, me theks të veçantë në aktivitetet tona përgjatë vitit 2022. Mbi të gjitha, është koha për të festuar, reflektuar si dhe për të vlerësuar kontributin e të gjithëve drejt avancimit të të drejtave të grave dhe arritjes së barazisë gjinore në Kosovë dhe përtej saj. Njëherit, shfrytëzojmë rastin të ju falënderojmë përzemërsisht për përkrahjen tuaj gjatë këtij viti dhe kontributin tuaj në prioritizimin e të drejtave të grave në agjendën tuaj mediale.
Kontrolloni gjithashtu
Tetë vjet më parë, Televizioni Dielli ka filluar transmetimin e programit kulturor, informativ, edukativ e arsimor
Sot TV Dielli shënon tetë-vjetorin e fillimit të transmetimit. Tetë vjet më parë, më 11 …