leoni

Rrjeti i Grave të Kosovës

RrGK: Në mbështetje të grave politikane dhe në mbrojtje të dinjitetit njerëzor në diskursin publik

Rrjeti i Grave të Kosovës (RGK) shpreh shqetësim ndaj gjuhës fyese, denigruese dhe diskriminuese që po përdoret ndaj grave politikane në diskursin publik, veçanërisht në këtë periudhë të ndjeshme të formimit të legjislaturës së re dhe institucioneve të reja shtetërore.

Në një shoqëri demokratike si sot, gratë kanë të drejtë të marrin pjesë në jetën politike, të zgjidhen dhe të përfaqësojnë qytetarët në mënyrë të barabartë. Çdo tentativë për t’i nëpërkëmbur, për t’i sulmuar personalisht apo për t’i margjinalizuar, përbën jo vetëm shkelje të të drejtave të njeriut, por edhe cenon proceset demokratike të vendit tonë.

RrGK rikujton se gjuha publike ka peshë të madhe dhe pasojë të drejtpërdrejtë në jetën dhe sigurinë e secilit politikan, burrë apo grua. Gjuha e urrejtjes, seksizmi dhe stereotipet gjinore nuk kanë vend në diskursin politik apo publik. Ne u bëjmë thirrje të gjitha partive politike, përfaqësuesve institucionalë, mediave dhe opinionit publik që të kontribuojnë në krijimin e një ambienti politik të dinjitetshëm, gjithëpërfshirës dhe respektues.

Nuk mund të ketë institucione të forta e përfaqësim të drejtë pa barazi gjinore. Prandaj, çdo sulm që bëhet ndaj njëri-tjetrit, pra ndaj atyre që angazhohen në politikë, është sulm ndaj vetë demokracisë.

I bëjmë thirrje gjithashtu organeve kompetente që të monitorojnë dhe të reagojnë ndaj gjuhës diskriminuese dhe të ndërmarrin masa adekuate për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e çdo individi, pa dallim gjinie.

RGK do të vazhdojë të mbështesë dhe fuqizojë gratë në politikë dhe do të qëndrojë në mbrojtje të barazisë gjinore dhe drejtësisë. Në këtë momentum të ndërtimit të institucioneve të reja, le të ndërtojmë edhe një kulturë të re politike – atë të respektit dhe barazisë.

Kontrolloni gjithashtu

OVL e UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së: REAGIM

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shpreh shqetësimin e thellë dhe …