Si pjesë e nismës rajonale “Avancimi i Barazisë Gjinore përmes procesit të anëtarësimit në Bashkim Evropian”, organizata Reactor-Hulumtimi në Veprim, së bashku me partnerët e tjerë, duke përfshirë këtu Rrjetin e Grave të Kosovës (RrGK) kanë ndarë gjithsej 30 grante për organizata të shoqërisë civile nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, përkatësisht; Kosovë, Maqedoni e Veriut, Shqipëri, Mal i Zi, si dhe Bosnjë dhe Hercegovinë. Vlera e përgjithshme e këtyre granteve është 409.744€, kurse vlera për një grant arrin deri në 15.000€.
Grantet përfituese do të zbatohen përgjatë 18 muajve të ardhshëm dhe do të trajtojnë çështje që ndërlidhen me barazinë gjinore, si dhe avancimin e pozitës së grave në të gjitha fushat e jetës.
Organizatat rajonale që kanë përfituar nga këto grante janë:
Kosovë:
- Gruaja Hyjnore
- Qendra për Komunitetet Pakicë
- EcoKosWomen – EKW
- Komiteti i Grave të Verbëra të Kosovës
- Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike (ACDC)
Bosnjë dhe Hercegovinë:
- Qendra për Mbështetjen e Organizatave “Censor”
- Fondacioni i Grave të Bashkuara “Banja Luka”
- Fondacioni CURE
- Shoqata e Grave Rome “Një e ardhme më e mirë” e qytetit Tuzla
Mal i Zi:
- Bashkimi i të Verbërve të Malit të Zi
- Asociacioni LGBTIQ i Malit të Zi -Queer Montenegro
- Instituti Alternativa
- Aleanca e Grave për Zhvillim
- Asociacioni “Spectra”
- Asociacioni i të Rinjve me Aftësi të Kufizuara të Malit të Zi
Maqedoni e Veriut:
- Komiteti për të Drejtat e Njeriut “Helsinki”
- Glasen Tekstilec
- Finance Think
- Koalicioni Rural
- Shoqata Humanitare “Nëna”
- Organizata e Grave të Strumicës
Serbi:
- Fondacioni ARKA
- Asociacioni për Zhvillimin e Kreativitetit
- Nisma për të Drejta Sociale dhe Ekonomike “A 11”.
Shqipëri:
- Së bashku për jetën
- Instituti Shqiptar për Hulumtime Ligjore dhe Territoriale- ALTRI
- Qendra e Gruas “Hapa të Lehtë”
- Në Dobi të Komunitetit
- Shoqata e Gruas në Audiovizuel – AWA
- Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim.
Mbështetja financiare e dhënë për këto organizata lokale për të drejtat e grave synon që (1) të rrisë kapaciteteve e organizatave për t’u angazhuar në mënyrë me efektive në bashkëpunimet me qeveritë, me delegacionet e Bashkimit Evropian (BE), me Përfaqësuesit Special të BE-së, si dhe me organizatat e tjera në rajon, duke ngritur vetëdijen e këtyre aktorëve mbi aspektet gjinore të procesit të anëtarësimit në BE, për rëndësinë dhe rolin e tyre në integrimin e perspektivës gjinore në këto procese; (2) të përmirësojë llogaridhënien e qeverisë dhe të delegacioneve të BE-së dhe të Përfaqësuesve Specialë të BE-së lidhur me jetësimin e zotimeve të tyre për barazi gjinore dhe të drejta të grave përgjatë këtyre proceseve.
Përfituesit e këtyre granteve u zgjodhën nga gjithsej 96 aplikantë, bazuar në kriteret e përcaktuara. Komisioni për Vlerësimin e Granteve përbëhej nga përfaqësues të organizatave partnere në këtë nismë, duke përfshirë këtu: Reactor-Hulumtimi në Veprim nga Maqedonia e Veriut, Rrjeti i Grave të Kosovës nga Kosova, Rrjeti për Fuqizimin e Grave Shqiptare (AWEN) nga Shqipëria, Të Drejta për të Gjithë nga Bosnja dhe Hercegovina, Qendra për të Drejtat e Grave nga Mali i Zi dhe Fondacioni Kvinna till Kvinna nga Suedia përmes zyrës së saj në Maqedoninë e Veriut.
Nisma “Avancimi i Barazisë Gjinore përmes procesit të anëtarësimit në Bashkim Evropian” përqendrohet në rritjen e bashkëpunimit regjional ndërmjet organizatave për të drejtat e grave, hulumtimit dhe analizave gjinore për informimin e politikë-bërjes, në kuadër të avokimit të bazuar në fakte dhe mbikëqyrjen e reformave lidhur me anëtarësimin në BE. Nisma në tërësi synon avancimin e barazisë gjinore në shtetet e Ballkanit Perëndimor përmes procesit të anëtarësimit në BE.
Kjo nismë financohet nga Bashkimi Evropian dhe bashkë-financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida).