leoni

RrGK, pjesë e organizatave të rajonit që krijuan protokolin për Këshillim Online për gratë që përjetojnë dhunë

RrGK, pjesë e organizatave të rajonit që krijuan protokolin për Këshillim Online për gratë që përjetojnë dhunë

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), strehimoret e Kosovës, si dhe Qendra Autonome e Grave kanë finalizuar një protokol për të ndihmuar gratë që kanë përjetuar dhunë në familje.

Bazuar në përvojën dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, ne kemi bashkëpunuar për të zhvilluar këtë protokol uniform për përmirësimin e shërbimeve të tilla në të ardhmen.

Ofruesit e këtyre shërbimeve, duke përfshirë këtu strehimoret, gjatë periudhës së pandemisë COVID-19 veçse kanë filluar të ofrojnë këshilla përmes telefonit për këto gra.

Udhëzimet e këtij protokoli do të përdoren për t’i mbajtur gratë të sigurta gjatë seancave këshilluese, si dhe në mënyrë që ofruesit e këtyre shërbimeve të kenë disa standarde të cilat mund t’i ndjekin.

Palët ose organizatat e interesuara mund të na kontaktojnë përmes emailit: [email protected] për më shumë informacione në lidhje me protokolin. Kurse, gratë e interesuara për të përfituar nga këto shërbime, mund të kontaktojnë strehimoret përmes kontakteve në vijim:

Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve, Prishtinë – 044 425 111

Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve, Mitrovicë – 044 815 749

Qendra e Mirëqenies së Grave, Pejë – 044 223 543

Shtëpi e Sigurt, Gjakovë –  044-830-151 dhe 0390-330-098

Zensko Pravo (Alb: E Drejta e Gruas), Mitrovicë e Veriut – 065 234 71111

Ženksi Inkluzivni Centar (Alb: Qendra për Përfshirjen e Grave), Artanë– 0800-21-000

 

Ky protokol u zhvillua në kuadër të nismës “Mbështetje për gratë e mbijetuara të dhunës në Kosovë dhe Serbi ” (Mbështetje për gratë e mbijetuara të dhunës gjatë rimëkëmbjes pas COVID-19 në Kosovë dhe Serbi), e cila u zbatua nga RrGK dhe Qendra Autonome e Grave, me mbështetjen e Fondit Ballkanik për Demokraci përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …