Nesër, më 21 shtator 2021 nga ora 11:00-12:30, përmes platformës Zoom, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) publikojnë raportin analitik “Më shumë zgjedhje përmes politikave miqësore për familjen”, të shkruar nga David JJ Ryan në emër të RrGK-së. Pas prezantimit të gjetjeve dhe rekomandimeve kryesore, një panel ekspertësh do të diskutojnë mbi mundësinë e zbatimit të rekomandimeve në Kosovë, veçanërisht në lidhje me rishikimet e vazhdueshme të Ligjit të Punës.
Ky raport pasqyron shkallën në të cilën Kosova ka harmonizuar kornizën ligjore me Direktivën e Bashkimit Evropian (BE) për Balancin Punë-Jetë, e cila ka hyrë në fuqi më 1 gusht 2019. Kjo direktivë ka implikime të rëndësishme për Kosovën, drejt aftësimit të prindërve, gra dhe burra, për të kaluar kohë me fëmijët e tyre, si dhe për t’u kujdesur për anëtarët e tjerë të familjes (p.sh., personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit dhe të sëmurët). Harmonizimi i duhur i kësaj direktive me ligjet e Kosovës gjatë procesit të anëtarësimit në BE mund të kontribuojë dukshëm në përmirësimin e pjesëmarrjes së ulët të grave në fuqinë punëtore në Kosovë, duke ditur se vetëm dy në dhjetë gra aktualisht janë të punësuara. Po ashtu, kjo do të ofrojë mundësi edhe për baballarët që të kenë rol më të madh në jetën e fëmijëve dhe të dashurve të tyre, e gjithë kjo drejt transformimit të roleve dhe marrëdhënieve tradicionale gjinore për një shoqëri më të barabartë.
Ky raport është shkruar si pjesë e strategjisë më të gjerë të RrGK-së për të fuqizuar gratë ekonomikisht, veçanërisht përmes nismës “Më shumë zgjedhje: Politika familjare me përgjigje gjinore për sektorin privat në Ballkanin Perëndimor dhe në Moldavi”, financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), njësia operacionale e Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim.
Kjo ngjarje është e hapur për publikun dhe mund ta ndiqni drejtpërdrejt përmes faqes sonë në Facebook. Mediat janë të ftuara që të marrin pjesë fizikisht në Hotel Sirius. Hapësira është e kufizuar për shkak të masave të COVID-19, kështu që mediat e interesuar për të marrë pjesë në ngjarje duhet të konfirmojnë pjesëmarrjen jo më vonë se sot në ora 17:00, te Besarta Breznica ([email protected]). Do të pranohen vetëm mediat që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë ngjarje. Përfaqësuesit e mediave duhet të mbajnë maska dhe të kenë dëshmi të vaksinimit, sipas masave aktuale të qeverisë. Agjendën mund ta gjeni të bashkëngjitur këtu.
Gjuha shqipe dhe ajo angleze janë gjuhët e punës, kurse përkthim simultant do të të sigurohet në gjuhën shqipe, serbe dhe atë angleze, dhe të gjithë pjesëmarrësit përmes Zoom-it mund ta zgjedhin përkthimin duke përdorur butonin “interpretim” në pjesën e fundit të Zoom-it. Duke qenë se kjo ngjarje është webinar, ju lutemi ta keni parasysh se kamera dhe mikrofoni juaj do të çaktivizohen, por mund ta përdorni mundësinë e “Pyetjeve dhe Përgjigjeve” për të komunikuar me folësit dhe pjesëmarrësit.
Nëse keni ndonjë problem teknik për t’u kyçur, ju lutemi kontaktoni: Besarta Breznica përmes e-mail adresës ([email protected]), si dhe përmes telefonit, ose Viber (+383 45 411 432).