Rrjeti i Grave të Kosovës

RRGK reagon ashpër kundër dhunimit një vajze 11-vjeçare në Prishtinë, nga pesë dhunues

Rrjeti i Grave të Kosovës me shqetësim të madh u njoftua për edhe një rast të dhunimit seksual të një vajze të mitur në Prishtinë. Rrjeti ngrehë zërin që ndaj të dyshuarve për kryerjen e veprës penale “dhunim” në datën 27 gusht të këtij viti në Prishtinë, t’i shqiptohet masa e paraburgimit derisa të merret një vendim i prerë nga gjykata dhe jo të lirohen pas 48 apo 24 orësh. Rrjeti bën thirrje që të dyshuarit pas vlerësimit të provave të marrin dënimin meritor konform peshës së veprës. Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, nenit 227, theksohet se ‘Kushdo që detyron personin tjetër për të kryer akt seksual pa pëlqimin e personit të tillë, dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet… ndërsa në rastet kur viktima është e mitur dënimi duhet të jetë jo më pak se pesë (5) vjet deri në 20 vjet burgim efektiv’. Madje, RrGK është tejet e shqetësuar që deri tani vetëm dy nga pesë personat e dyshuar për dhunim janë arrestuar nga institucionet kompetente”, është thënë në reagimin e RrGK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …