RrGK: Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zë ri i grave dhe vajzave

Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot na gjen tragjedia tjetër, ku për viktimë mbeti Gjyljeta Ukella, e vrarë nga bashkëshorti i saj, Edmond Lajçi.

Deri më tani të gjitha këto vrasje kanë për motiv gjininë, po vriten gratë vetëm pse janë gra. Burrat po vazhdojnë të mendojnë se ata kanë të drejtë të vendosin për jetën e grave dhe vajzave që i rrethojnë.

 Në këtë pozitë  ku janë vënë gratë  dhe vajzat, reagimi ynë po duket pa ndonjë ndikim.

Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zëri i grave dhe i vajzave. Sot të gjithë duhet të ndihemi fajtor për tolerancën që e kemi ndaj dhunës e ndaj vrasjeve të grave.

Vrasjet e grave duhet të trajtohen me urgjencë kombëtare. Sot shteti ynë duhet të fillojë menjëherë që me urgjencë ta trajtojë parandalimin e dhunës me bazë gjinore e të femicidit duke siguruar që të gjithë akterët relevant për trajtim të dhunës me bazë gjinore kanë në dispozicion të gjithë mekanizmat me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira për viktimat, me viktimën në qendër, ashtu siç e kërkon edhe Konventa e Stambollit, pjesë e Kushtetutës së Kosovës. Angazhim në ndryshim të stereotipeve gjinore përmes edukimit të gjeneratave për respektim të lirive dhe të drejtave të secilit qytetar e qytetare të Kosovës.

Sot, sistemi mbrojtës duhet të zotohet se do të bëjë çmos që ushtruesit e dhunës të marrin dënimet meritore e që viktimat do të trajtohen me dinjitet e me përkushtim që përjetimet e dhunës të mos ju përsëriten.

Sot shoqëria në përgjithësi duhet ta mbaj veten përgjegjëse për vrasjet e grave dhe dhunën sistematike që gratë po përjetojnë.

Vetëm të bashkuar mund ta luftojmë dhunën në bazë gjinore dhe vrasjet e grave.

Kontrolloni gjithashtu

Agjencia e Statistikave

ASK ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin tetor, import 580.4 milionë, eksport vetëm 87.3 milionë euro

Agjencia e Statistikave të K9s9vës ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin e …