leoni

Rrjeti i Grave të Kosovës

RrGK: Vonesa në pajisjen me byzylyk elektronikë, shpie në dështim për mbrojtjen e viktimave të dhunës

Rrjeti i Grave shpreh shqetësim të madh për rastin e ndodhur në Fushë Kosovë, ku bashkëshorti ka tentuar të vrasë gruan e tij. Brenda 4 ditëve, ky është rasti i dytë i tillë. Në të dyja rastet, viktimat u ishin drejtuar institucioneve për ndihmë. Në Fushë Kosovë, para katër ditësh, vrasësi në tentative, ishte mbajtur vetëm 48 orë në paraburgim, pas daljes ai tentoi ta vras gruan e tij. Femicidi dhe rastet recidive të dhunës me bazë gjinor, sikur ky i fundit, janë rezultat i mos reagimit institucional. Kosova në legjislacionin e saj e ka të paraparë që ushtruesit e dhunës të ndjekin programe rehabilituese si dhe t’u vendosen paisjet (byzylyket elektronik) të cilat monitorojnë lëvizjen e tyre, me qëllim të mbrojtes së viktimave dhe të parandalimit të recidivizmit. Fatkeqësisht, deri më tani, Ministria e Punëve të Brendshme ka dështuar ta finalizoj këtë proces, e ushtruesit e dhunës sillen të lirë pa ndonjë monitorim nga policia e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Avokati i Popullit në Hagë pranon ankesën për përdorimin e shprehjes “Kosova dhe Metohi” gjatë intervistës në Hagë

Avokati i Popullit në Hagë ka pranuar një ankesë nga një i intervistuar i Gjykatës …