RRIPAK kërkon krijimin e Ministrisë së Kulturës në Qeverinë e re të Republikës së Kosovës

RRIPAK kërkon krijimin e Ministrisë së Kulturës në Qeverinë e re të Republikës së Kosovës

Rrjeti i Institucioneve të Pavarura të Artit dhe Kulturës – RRIPAK me këtë kumtesë vlerëson fushatën zgjedhore dhe procesin zgjedhor të Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura me 6 tetor të vitit 2019. RRIPAK mbi të gjitha vlerëson pjekurinë e treguar nga populli i Kosovës në këtë proces të rëndësishëm shoqëror dhe politik.

Në këtë proces, RRIPAK ka vërejtur përfshirjen e disa punëtorëve dhe profesionistëve të dëshmuar të artit dhe kulturës në Kosovë në procesin zgjedhor, por edhe mungesën e theksuar të përkushtimit të nevojshëm të partive politike dhe koalicioneve parazgjedhore për të artikuluar vizion politik që i përgjigjet sfidave dhe potencialit të artit dhe kulturës në Kosovë, si pjesë e rëndësishme e shoqërisë civile, në raport me ndikimin që arti dhe kultura ka në zhvillimet shoqërore, politike dhe ekonomike, marrëdhënjet ndërkombëtare dhe procesin e njohjes së Republikës së Kosovës dhe Integrimit Evropian të Republikës së Kosovës.

RRIPAK uron zgjedhjen e një numri të caktuar të punëtorëve dhe profesionistëve të dëshmuar të artit dhe kulturës në Kosovë si deputet në Kuvendin e Kosovës.

RRIPAK duke pasë parasysh edhe zhvillimet në administrimin e këtij dikasteri qeveritar në periudhën e kaluar dhe mangësitë e trashëguara në diskutimet publike dhe programet zgjedhore të partive politike për këtë fushë, thekson edhë një herë që për zhvillimin e kësaj veprimtarie të rëndësishme të aktivitetit shoqëror, dhe këtij dikasteri qeveritar, duhet të krijohet një paradigmë e re për artin dhe kulturën në Kosovë.

RRIPAK vlerëson që për krijimin e një paradigme të re për artin dhe kulturën në Kosovë dhe krijimin e një momenti të ri zhvillimi, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) duhet të reformohet, dhe në këtë proces kjo Ministri duhet të ristrukturohet duke pasë për bazë modelet e sukseshme në rajon, dhe më gjërë.

RRIPAK vlerëson që struktura e tanishme e MKRS-së, e krijuar sipas modelit të qeverisjes të instaluar nga misioni i UNMIK-ut në Kosovë, nuk ka prodhuar rezultatet e duhura as në sektorin e artit dhe kulturës, por as edhe në sektorin e sportit dhe rinisë.

Sekretariati i RRIPAK ka hulumtuar modelet e vendeve të rajonit dhe për këtë kumtesë ka shkoqitur modelin e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, e cila në përbërjen e vet gjithashtu ka 12 ministri (sa mendohet që do të ketë Qeveria e re e Kosovës) pjesë e të cilës është edhe Ministria e Kulturës si ministri e veçantë.

Qeveria e Republikës së Shqipërisë në përbërje të vet ka edhe Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Ministria e Kulturës është ministri e veçantë edhe në Qeveritë e Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Kroacise dhe Sllovenise.

Aktualisht, dikasteret e sportit dhe rinisë në Qeverinë e Kosovës janë pjesë e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Projeksionet e para të diskutimit të partnerëve të për një Qeverie të re e Kosovës kanë lënë këtë ministri të pareformuar.

Rrjeti i Institucioneve të Pavarura të Artit dhe Kulturës në procesin e hulumtimit dhe konsultimit të vazhdueshem me synim: (1) krijimin e një mjedisi të përshtatshëm formal, ligjor dhe funksional për punën e institucioneve të pavarura dhe publike të artit dhe kulturës, (2) zhvillimin e veprimtarisë së lirë shoqërore dhe artistike, (3) demokratizmin, profesionalizimin dhe reformimin e politikave të artit dhe kulturës në Republikën e Kosovës, (4) mbrojtjen funksionale të trashëgimisë kulturore të Kosovës, (5) promovimin e domosdoshem ndërkombëtar të artit dhe kulturës së popullit të Kosovës, (6) zhvillimin ekonomik të ndikuar nga zhvillimi i artit dhe kulturës, vlerëson si të domosdoshme themelimin dhe reformimin e Ministrisë së Kulturës, si ministri e re dhe e veçantë, dhe ministri e rëndësisë primare në procesin e reformimit dhe krijimit të Qeverisë e re të Kosvës.

RRIPAK me këtë kumtesë shprehë mbështetjen e institucioneve të tjera të pavarura të artit dhe kulturës të gatshëm për të marrë pjesë dhe përgjegjësi në këtë proces.

RRIPAK për këtë proces mirëpret mbështetjen e mekanizmave të tjerë të shoqërisë civile në Kosovë dhe partnerëve ndërkombëtarë të përkushtuar për zhvillimet progresive shoqërore në Republikën e Kosovës.

RRIPAK në këtë proces të konsultimit të gjerë vlerëson mbështetjen e institucioneve të vendeve të rajonit të gatshme për t’i bashkërenduar veprimet në këtë proces dhe për të zhvilluar raporte të reja të bashkëpunimit ndër-shtetëror dhe ndër-institucional.

RRIPAK vlerëson që me krijmin e Ministrisë së Kulturës të Qeverisë së Kosovës Republika e Kosovës përfundimisht largohet nga mentaliteti qeverisës i administratës së misionit të UNMIK-ut në Kosovë, dhe politikave pasuese, për tu bashkuar me zhvillimet aktuale në proceset zhvillimore në vendet e rajonit dhe Bashkimin Evropian.

RRIPAK – Rrjeti i Institucioneve të Pavarura të Artit dhe Kulturës këtë proces e sheh si hap të pare të domosdoshëm për krijimit e rrethanave që Kosova të prijë në rajon për politikat e reja publike në këtë sekor, me ndikim në zhvillimet shoqërore dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, që fuqizojnë ndëveprimin shoqëror dhe zhvillimin e përmbajtjes artistike dhe kulturore që krijohet në Kosovë.

Rrjeti i Institucioneve të Pavarura të Kulturës vlerëson që fusha e artit dhe kulturës duhet të trajtohet si interes vital nacional i Republikës së Kosovës dhe fushë e pavarur nga ndikimi partiak dhe politik, si parakusht dhe zgjidhje e domosdoshme dhe e vetme për të krijuar moment të ri zhvillimi për artin, kulturën dhe shoqërinë në Kosovë, për të fuqizuar dhe mbrojtur institucionet publike të artit dhe kulturës, për të fuqizuar potencialin e artistëve individualë dhe institucioneve të pavarura të artit dhe kultures, për të siguruar mbështetje në vend, rajon dhe arenën ndërkombëtare për anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë, duke përfshirë anëtarësimin e Republikës së Kosovës në UNESCO.

RRIPAK në këtë proces njeh dhe vlerëson hapat e mëhërshëm politik të ndërrmarë në Republikën e Kosovës, që nga viti 2000, që për synim kanë pasur krijimin e politikave të reja në art dhe kulturë, fuqizimin e institucioneve pubike dhe të pavarura të artit dhe kulturës dhe rritjen e ndikimit të artit dhe kulturës në zhvillimet shoqërore në Republikën e Kosovës dhe marrëdhëniet ndërkommbëtare.

RRIPAK vlerëson edhe vendimin e Kryetarëve të Komunave që në mandatin aktual udhëheqjen e drejtorive të kulturës e kanë deleguar te profesinistë të dëshmuar të artit dhe kulturës dhe të shoqërisë civile dhe që politikat dhe zhvillimet në komunat rrespektive t’i mbështësin në bashkëpunimin me mekanizmat e institucioneve të pavarura të artit dhe kulturës.

RRIPAK edhe më herët ka vlerësuar që për krijimin e një paradigme të re për artin dhe kulturën në Kosovë dhe krijimin e një momenti të ri të zhvillimit Ministria e Kulturës duhet të reformohet, dhe në këtë proces kjo Ministri duhet të udhëhiqet nga përfaqësues të dëshmuar dhe të pavarur të kësaj fushe, të cilët mbështeten në këtë punë nga institucionet e artit dhe kulturës, aristët individual, shoqëria civile, partitë politike dhe partnerët ndërkombëtarë.

Rrjeti i Institucioneve të Pavarura të Artit dhe Kulturës është themeluar për të krijuar një mjedis të përshtatshëm formal, ligjor dhe funksional për punën e institucioneve të pavarura të artit dhe kulturës, zhvillimin e veprimtarisë së lirë shoqërore dhe artistike, demokratizmin dhe reformimin e politikave të artit dhe kulturës të institucioneve të pushtetit lokal dhe qendror në Kosovë.

RRIPAK i bën thirrje mekanizmave të bashkësisë ndërkombëtarë në Republikën e Kosovës dhe Zyres së Përfaqësueses së Posaçme të Bashkimit Evropian në Kosovë, që të bëhen pjesë e procesit të reformimit të këtij dikasteri dhe politikave publike në art dhe kulturë në Republikën e Kosovës, të investojnë kapacitetet e tyre në këtë proces dhe të ndihmojnë këtë proces.

Rrjeti i Institucioneve të Pavarura të Artit dhe Kulturës vlerëson artin dhe kulturën si fushë të interest nacional të Republikës së Kosovës që ka ndikim të rëndësishëm në zhvillimet shoqërore, ekonomike dhe politike në vend dhe ndikim të pazëvendësueshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.

UNESCO e njeh kulturën si nxitës të zhvillimit, për shkak se kultura fuqizon njerëzit me kapacitete për të marrë përgjegjësinë për procesin e zhvillimit të tyre.

Institucionet anëtare të Rrjetit të Institucioneve të Pavarura të Artit dhe Kulturës – RRIPAK janë: ALBANIADA, ARS KOSOVA, ANSAMBLI  ATTACCA, ESTA KOSOVA, FESTIVALI 9/11, FESTIVALI DAM, FESTIVALI PIANISTI I RI, FESTIVALI PRIFEST, FESTIVALI REDO, FESTIVALI FRYMA E RE, FRABAC, GALERIA EXPO ART 40, GALERIA QAHILI, GALERIA OPEN ART, INICIATIVA E HISTORISE GOJORE, KOSOVO ARCHITECTURE FOUNDATION, PRISHTINA JAZZ FESTIVAL, QENDRA KOSOVARE PER MUZIKEN E RE / FESTIVALI REMUSICA, SHOQATA KOSOVARE CHOPIN, SHKAS SYTHI / ETNO FEST, STACION – QENDRA PËR ART BASHKEKOHOR PRISHTINË, TEATRI URBAN PRISHTINË, CULTURAL HERITAGE WITHOUT BORDERS / TRASHËGIMIA KULTURORE PA KUFI (CHwB) – URBANIAK, VARG e VI QENDRA PER ART BASHKEKOHOR GJILAN, VIART.

Sekretariati dhe selia e RRIPAK gjendet në Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, Rruga Henrik Bariç Nr. 23, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …