Rritet dhe forcohet roli i UNMIK-ut në Kosovë me qëllim të ruajtjes së sovranitetit të Serbisë

Rikthimi i rolit të UNMIK-ut në Kosovë, që mbron Rezolutën 1244 të KS të OKB-së,  bëhet për sikur thuhet, problemet me krimin e organizuar e korrupsionin, paaftësinë e forcave politike për dialog konstruktiv, dialogu me Serbinë dhe mbrojtja e serbëve janë çështjet kryesore të theksuara në raportin “Situata në Kosovë dhe roli i Këshillit të Evropës”, që mban datën 8 janar 2016. Kjo projekt-rezolutë është  hartuar nga deputeti spanjoll, Agustín Conde, që është sajuar pas vizitave që ai ka zhvilluar në Prishtinë dhe Beograd. Konde, Projektin e tij e ka planifikuar ta vë në diskutim, gjatë këtij muaji në një nga sesionet parlamentare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Këshilli i Evropës ka inkurajuar UNMIK-un që t’i forcojë  kapacitetet për bashkëpunim me mekanizmat e sigurisë dhe të rendit në Evropë.  Mangësi dhe sfida të shumta për Kosovën janë evidencuar në draft rezolutën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. UNMIK-u ashtu sikur EULEX-i dhe Bashkimi Evropian nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, ndërkohë që pretendojnë ta deformojnë dhe ta devalvojnë  madje krejt haptas këtë pavarësi, pavarësisht se politikanët tanë pretendojnë ta bindin opinionin se UNMIK-u nuk mund të forcohet në Kosovë, edhe pse e dinë fare mirë se prania e tyre në OKB, bëhen vetëm nën ombrellë të përfaqësuesit zyrtar të UNMIK-ut.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …