Në Tiranë kohë më parë është krijuar Unioni i Komunave Shqiptare, që përfshin komunat kryesore që drejtohen nga shqiptarët në vendet e rajonit. Me synimin për t’u zgjeruar tutje, ky Union ka filluar me Bashkinë e Tiranës, Komunën e Prishtinës, atë të Tetovës, pastaj Ulqinit dhe Preshevës. Drejtuesit e këtyre komunave tashmë kanë nënshkruar një platformë bashkëpunimi në fusha si urbanistika, mjedisi, arti dhe inovacioni. Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se ideja për këtë Union është që komunat shqiptare në rajon të bashkëpunojnë me njëra tjetrën dhe të shkëmbehen përvojat. “Ideja është që të kemi një forum diskutimesh, shkëmbime të përvojave dhe me një sekretariat të përhershëm, ku ne do të mund t’i ndajmë të mirat, e pse jo edhe të mësojmë nga gabimet. Është vënë për herë të parë një komunikim i drejtpërdrejtë i komunave shqiptare të të gjithë rajonit”, ka shpjeguar Ahmeti. Edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se Unioni është një platformë për të mësuar nga njeri tjetri dhe me krijimin e këtij unioni, nuk ka arsye të shqetësohet askush.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …