Sipas të dhënave të INSTAT, Shqipëria ka rritur eksportin e saj në Kosovë. Në muajin prill të vitit 2019, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me prill 2018 janë Kosova me rreth 70,4%, Spanja me 8,7% dhe Gjermania me 7,3% të totalit të eksporteve. Vlen të theksohet se kjo rritje ka ardhur pas vendosjes së taksës së mallrave të Serbisë muaj më parë nga Qeveria e Kosovës. Gjatë këtij katërmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Kosova 52,0 %, Maqedonia e Veriut 20,1% dhe Turqia 79,0%. Në muajin prill 2019, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me prill 2018 janë: Turqia 19,4%, Greqia 36,5% dhe Kina 62,9 %.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …