leoni

Rritet kërkesa për plazmë gjaku nga të shëruarit me virusin korona si terapi mbështetëse për pacientët e infektuar

Rritet kërkesa për plazmë gjaku nga të shëruarit me virusin korona si terapi mbështetëse për pacientët e infektuar

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka nisur trajtimi i pacientëve me COVID-19 me plazmën kovalescente që nga data 5 shkurt. Kërkesat për trajtim të tillë, çdo ditë po rriten, si terapi mbështetëse për pacientët me koronavirus. Megjithëkëtë kohëve të fundit po shohim ftesa publike për t’u siguruar dozat e gjakut nga ata që tashmë e kanë kaluar sëmundjen e COVID-19. Por infektologu Sali Ahmeti tha se në Klinikën Infektive, ka doza të gjakut të grumbulluara si rezervë, por ka raste kur ka edhe mungesë, pasi që kërkesat ndonjëherë janë të shumta në të njëjtën kohë. Infektologu Ahmeti ndërkohë shtoi se trajtimi i pacientëve me koronavirus me plazmë konvalescente mund të rezultojë me efekte të mira të pacientët që e marrin këtë trajtim në kohën e duhur. Sikurse çdo sëmundje tjetër edhe kjo është e ndërlidhur me kohën, pra, dhënia në kohë të duhur është po aq e rëndësishme sa edhe ilaçi. Kjo jepet nga dita e shtatë deri në të dhjetën, që të ketë efekt të mirë’’, tha Ahmeti. Ndarja e gjakut nga plazma bëhet në Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …