Nga të dhënat e përditësuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar mësohet se është rritur koha pritjes së mërgimtarëve tonë në pikat doganore me Serbinë. Koha që duhet të presin qytetarët tonë që po vijnë nga diaspora për festat e fund vitit në Kosovë, është nga disa dhjetëra minuta deri në dy orë. Pritja më e gjatë është në pikën kufitare Te Dheu i Bardhë, ku po presin rreth dy orë për të hyrë në Kosovë ndërsa në pikat tjera doganore pritja është më e shkurtër, nga 30 minuta deri në një orë. Pritja më e shkurtët është në pikën kufitare në Jarinje, ku për të hyrë në Kosovë, duhet të presin rreth 20 minuta.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …