Pas reshjeve të pandërprere të shiut, në lumenjtë dhe përroskat e Klinës, është rritur dukshëm niveli i ujit, por nuk është raportuar për përmbytje në shtëpi banimi. Komuna dhe policia tashmë janë në gjendje gatishmërie. Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, i cili ka pasur një takim me Komandantin e Stacionit të Policisë në Klinë, toger Rexhë Berisha, ka treguar se janë marrë të gjitha masat e nevojshme në rast të vërshimeve, por për momentin situata është në kontroll. Kurse, Ibër Elezaj, drejtor i Shërbimeve Publike dhe Emergjente në Komunën e Klinës, njofton se kanë qenë në terren dhe përveç vërshimeve në tokat bujqësore nuk ka përmbytje në shtëpi të banimit.