leoni

Rritet niveli i ujit në Malishevë, disa familje bllokohen nga uji

Si pasojë e reshjeve të shiut dhe shkrirjes së shpejtë të borës, në territorin e Komunës së Malishevës, është rritur niveli i ujit në lum dhe në përroska. Lumi Mirusha ka dalë nga shtrati në disa vende, kryesisht në toka bujqësore, ndërsa nga prurjet e ujit nëpër përroska, uji ka bllokuar së paku tri familje në qytetin e Malishevës. Sipas drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Valon Gashi, ekipet komunale janë në terren gjatë tërë ditës dhe janë duke e monitoruar situatën. Sipas Gashit, sasia e madhe ujit, e ka bllokuar rrugën Mirushë-Gurbardh, duke e mbuluar urën mbi liqenin në Mirushë, ndërsa në fshatin Bubavec, është intervenuar në një rast, duke e prishur urën dhe rrugën, në mënyrë që të shpëtohet një familje nga përmbytjet. Intervenimi është bërë nga banorët e fshatit. Po ashtu në qytetin e Malishevës, si pasojë e prurjeve të shumta të ujit, tri familje janë bllokuar dhe është tepër e vështirë të depërtohet. Sipas të dhënave të deri tanishme, asnjë qytetar nuk është i rrezikuar, ndërsa ekipet komunale të emergjencave janë në gatishmëri të plotë. Prurjet e ujërave janë të mëdha dhe sasia e ujit në lum dhe në përroska, është në rritje e sipër.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …