Njohës të shtrirjes së narkomanisë kanë tërhequr vërejtjen se numri i fëmijëve që po konsumojnë substancat narkotike sa vjen e rritet. Ata kanë thënë se nga të dhënat që i kanë marrë nga hulumtime që kanë bërë organizata të ndryshme kanë mësuar se janë të shumtë fëmijët 12 vjeçar që po konsumojnë substanca narkotike dhe se mosha e përdoruesve të drogës sa vjen e ulet. Mosha e përdoruesve ka rënë dukshëm, pra është mosha 12 vjeçare ajo që përdor drogën e tipit kanabis. Muajt e fundit, kanë filluar edhe rastet e para për trajtim nga kokaina. Ky është një problem që na pret në një të ardhme të afërt; pra, përdorimi problematik i kësaj droge, ka tërhequr vërejtjen drejtues i Qendrës Mediko-Psikoterapeutike “Labirint”, Safet Blakaj. Gjatë periudhës Janar-Prill 2016, Policia e Kosovës ka trajtuar mbi 218 raste të narkomanisë, ku të përfshirë kanë qenë mbi 300 persona te dyshuar.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …