Rritet numri i lejeve për armëmbajtje në Kosovë

Në Kosovë është shënuar rritje e ndjeshme e numrit të lejeve për armëmbajtje. Vetëm gjatë vitit 2024, janë dhënë mbi 10,000 leje të reja, duke e çuar numrin total të tyre në mbi 35,000 për katër vitet e fundit, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ekspertët e sigurisë lidhin këtë trend me pasigurinë publike, ndërsa qytetarët citojnë gjahun dhe sportin si arsyet kryesore për aplikim. Burim Ramadani, ekspert i sigurisë, e përshkruan sigurinë si një ndjenjë që ndikon në vendimet e qytetarëve për armatosje. Ndërkohë, Policia e Kosovës konfirmon se në vend ndodhen mbi 230,000 armë ilegale. Pavarësisht kësaj, ligji parashikon masa të rrepta, përfshirë dënime deri në 10 vjet burg për armëmbajtje pa leje.

 

Kontrolloni gjithashtu

Më 17 prill 2025 shënohen 26 vjet nga Masakra e Poklekut të Vjetër

26-VJETORI I MASAKRËS NË POKLEK TË VJETËR  17 Prill 2025 | Ora 10:00 | Poklek …