Covid

Rritet numri i të shëruarve në Komunën e Malishevës, të cilët ishin të prekur me virusin e COVID-19

Rritet numri i të shëruarve në Komunën e Malishevës, të cilët ishin të prekur me virusin e COVID-19. Bazuar në rezultatet zyrtare nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, në rezultatet e publikuara, më 18 prill 2020, tetë (8)  persona nga Komuna e Malishevës, konsiderohen plotësisht të shëruar, pasi edhe në analizën e dytë kanë rezultuar negativ. Kështu numri i të shëruarve në Komunën e Malishevës, shkon në 31 persona të shëruar dhe ky është një lajm i mirë dhe tregues i mirë, pasi gradualisht po rritet numri i të shëruarve.

Gjendja aktuale në Komunën e Malishevës është si vijon:

70 persona të prekur me COVID-19, prej tyre 31 persona janë shëruar, një ka pësuar me fatalitet dhe aktualisht të prekur me COVID-19, janë 38 persona, të cilët janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive apo në shtëpitë e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Jorn Rohde: Kosovën e pret një punë e vështirë, për t’i bindur ministrat e Jashtëm të KE-së që ta miratojnë anëtarësimin e saj

Gjermania ndalon tubimet elektorale të Kosovës në tokën gjermane

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se partitë politike dhe …