Aeroporti “Adem Jashari”

Rritet për 21.9% numri i udhëtarëve në ANP “Adem Jashari” gjatë muajit mars

Është rritur numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar ANP “Adem Jashari” gjatë muajit mars të këtij viti. Krahas rritjes prej 21.56% në krahasim me vitin e kaluar për muajin shkurt, numri i udhëtarëve ka vazhduar të rritet edhe gjatë marsit duke arritur në 124,002 udhëtarë.

Gjatë marsit të vitit të kaluar ishin procesuar 101,721 udhëtarë, duke nshënuar një rritje prej 21.9% në marsin e këtij viti.

Paralelisht me numrin e udhëtarëve, është rritur edhe numri i fluturimeve për 15.3% në krahasim me marsin e vitit të kaluar.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …