Rritja 100 për qind e pagës me ligjin e ri nuk i ka bindur kirurgët e QKUK-së që ta ndërpresin grevën e filluar rreth shtatë javë më parë. Nga vazhdimi i grevës vlerësohet se më së shumti po e pësojnë pacientët, pasi gjatë kësaj kohe janë anuluar mijëra operacione. Kirurgët të cilët tashmë kanë anuluar me mijëra operacione prejse kanë hyrë në grevë kanë bërë të ditur se edhe më tej do të vazhdojnë të përdorin grevën derisa të plotësohet kërkesa e tyre për rritje të koeficienteve. Sipas Ligjit të ri për Pagat, mjekët specialistë do të paguhen rreth 1200 euro në muaj, nga afro 600 sa ishte deri më tani. Por ata thonë se do ta vazhdojnë grevën deri në plotësimin e kërkesave të tyre, rrjedhimisht ngritja e koeficientit nga 5 në 10.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …