Rritja e numrit të rasteve të reja me koronavirus në Kosovë po vazhdon, derisa vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shtuar 47 raste të reja. Shumica e rasteve të reja gjatë ditës së djeshme kanë qenë nga komuna e Prishtinës derisa 22 pacientë janë shëruar nga koronavirusi. Kështu, numri i përgjithshëm i rasteve të infektimit në Kosovë me 47 rastet e djeshme shkon në 2216. Prej tyre, 1069 deri më tani janë shëruar ndërsa 37 raste të tjera kanë përfunduar në vdekje. Përveç kësaj, vlen të theksohet se me rritjen e numrit po rrezikohen edhe kapacitetet operative të Klinikës Infektive ku tani janë të shtrirë mbi 93 pacientë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …