Kryeministri dhe kabineti qeveritar më 1 korrik pritet t’i marrin pagat me rritje retroaktive. Për 7 muaj që nga dhjetori i vitit 2017, kryeministri Haradinaj do të marrë 10 mijë e 549 euro. Për një vit, paga e Haradinajt do t’i kushtojë buxhetit 35 mijë e 400 euro. Pesë zëvendës-kryeministrat do t’i marrin pagat me rritje në total prej 52.745 euro, pasi atyre u është rritur paga në 2500 euro. Ministrat do të marrin 2,000 euro në muaj do ta marrin pagën me rritje. Ministrat që mbajnë edhe pozitën e zv.kryeministrit do ta marrin vetëm pagën për këtë pozitë. Paga vjetore e ministrave të Qeverisë Haradinaj do të jetë rreth 480 mijë euro. Falë vendimit të rritjes së pagave, edhe këshilltarët, shoferët dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë do ta marrin pagën me rritje. Kryeministri Ramush Haradinaj ka pagën më të lartë për dallim nga homologët e tij nga vendet e rajonit.