Ditëve të fundit ka pasur një rritje tejet të madhe të infektimeve në Gjermani me virusin covid-19. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 50 raste për 100 mijë banor duke i vënë në alarm autoritetet gjermane. Kjo ka bërë që ky vend të merr masa të reja anti-covid. Ndërkohë, kancelarja gjermane Angela Merkel ka përsëritur thirrjen e saj për gjermanët që të qëndrojnë në shtëpi dhe të reduktojnë në minimum socializimin. “Ne nuk jemi të pafuqishëm kundër virusit, sjellja jonë e përcakton se sa fuqishëm dhe se sa shpejtë shpërndahet. Urdhri i ditës për të gjithë ne është: reduktoni kontaktet. Takoni sa më pak njerëz, ka porositur, kancelarja gjermane, Angela Merkel. Edhe autoritet në Itali kanë paralajmëruar shtimin e masave pas rritjes së numrit të rasteve të reja. Kjo ka bërë që Italia të vë në jetë draftin e parë të masave të reja anti-Covid. Sipas tekstit provizor të paraqitur nga qeveria, masat do të hyjnë në fuqi nga 26 tetori dhe do të qëndrojnë deri më 24 nëntor. Tjetër vendim për mbyllje është marrë për festat, dasmat, kinematë, teatrot, sallat e lojërave, pishinat edhe palestrat. Ndërsa shkollat do të qëndrojnë të hapura.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …