Shtatë raste të reja me virusion korona, një rast i vdekjes dhe 199 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve

Rritje e jashtëzakonshme e rasteve të të infektuarve me virusin korona anekënd Evropës

Medie nga vende të ndryshme të Evropës njoftojnë për rritje të jashtëzakonshme të rasteve të të infektuarve me virusin korona. Britania e Madhe brenda 24 orëve ka evidentuar 23 mijë raste të reja ndërkohë që Franca brenda këtij intervali kohor ka regjistruar 45 mijë e 422 raste te reja. Edhe Belgjika me një popullsi dhe territor shumë më të vogël se dy të parat, ka evidentuar 15 mijë raste në ditë. Edhe mediet në Çeki njoftojnë për mbi 15 mijë të infektuar dhe 126 viktima brenda ditës. Rritje e jashtëzakonshme e rasteve është raportuar edhe në Itali e cila nga e hëna do të filloj të zbatoj masat e reja kundër pandemisë së shkaktuar nga korona virusi. Ndërkohë, ekspertët e shëndetësisë njoftojnë se krahasuar me paraqitjen e pandemisë në pranverë, tani shkalla e vdekshmërisë është më e vogël. Besohet se kjo po ndodhë për shkak se virusi e ka humbur fuqinë e agresivitetet që e kishte në fillim të pandemisë. Ekspertët vazhdojnë të bëjnë thirrje që të respektohen në mënyre rigoroze nga të gjithë qytetarët masat e ndërmarra ndaj pandemisë së shkaktuar nga virusi covid-20.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …