Sindikata e Pavarur të Sektorit Privat pret rritjen e pagës minimale të premtuar nga kryeministri Kurti

Rritje e jashtëzakonshme e shumës se parave që qytetarët kanë mbitërhequr nga bankat

Duke komentuar mbitërheqjet bankare ( overdraft ) të qytetarëve nga bankat, njohësit e fushës së ekonomisë kanë tërhequr vërejtjen se kjo është me pasoja të rrezikshme për qytetarët. Banka Qendrore e Kosovës bënë të ditur për KosovaPress se nga janari deri në muajin tetor të vitit 2024, vlera e overdrafteve në Kosovë arrin shumën mbi 527 milionë euro. Në vitin 2020 mbitërheqjet kanë qenë 143 milionë euro. Duke folur për këtë dukuri të rrezikshme, eksperti i ekonomisë, Mustafë Kadrija ka tërhequr vërejtjen se rritja e vlerës së overdraftit tregon se pagat në Kosovë nuk po i plotësojnë nevojat e të punësuarve. “Kjo është testi më i mirë që të punësuarit në Kosovë nuk po i plotëson edhe ato pagat çfarë i marrin, nuk i plotësojnë as pjesën optimale, shportën e konsumit dhe tekstilit dhe për fat jo të mirë futen në overdraftet. Dihet që overdraftet i kanë dukshëm kamatat dhe interesin shumë më të lartë sesa një kredi normale. Vlerësoj që BQK-ja dhe qeveria e Kosovës, duhet në këtë drejtim duhet të rrisin vigjilencën që të fuqizohen pagat si në sektor publik dhe privat që qytetari i Kosovës mos të ketë nevojë për overdraft dhe këto lloje që janë të rrezikshme për të ardhmen e qytetarit të Kosovës nga aspekti ekonomik” ka tërhequr vërejtjen, eksperti i ekonomisë, Mustafë Kadriu.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 100 invalidë të UÇK-së janë në pritje për t’i ndëruarr protezat e gjymtyrëve të humbura në luftë, disa prej tyre janë në gjendje më të rëndë

Me 16 prill të vitit 1999 në zona të ndryshme të luftës janë përjetësuar dhjetra dëshmorë

Më 16 prill të vitit 1999 ka rënë heroikisht dëshmori e  heroi i kombit, Shkëlzen …