leoni

Rritje e ndjeshme e investimeve të ndërmarrjeve të Kosovës në Shqipëri

Vendi ynë po zë një vend të rëndësishëm të shteteve që po investojnë në Shqipëri. Agjencia Telegrafike Shqiptare ( ATSH ) njofton se ka një rritje të ndjeshme të investimeve të ndërmarrjeve të Kosovës në Shqipëri, krahasuar me vitin paraprak. Krahasuar me vitin e kaluar investimet e sipërmarrjes kosovare në Shqipëri u rritën me 32 për qind në vitin 2024, njofton ATSH. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë, bëjnë të ditur se, investimet kosovare janë të përqendruara kryesisht në sektorin e tregtisë dhe ndërtimit. Stoku i investimeve nga Kosova ka arritur në 422 milionë euro, në rritje vjetore me 37 për qind. Totali i investimeve të huaja ka arritur vlerën e 1 miliard e 580 milion euro.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: LDK nuk do të bashkëpunojmë me LV-në për qeverinë, vetëm me Abdixhikun si kryeministër

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka konfirmuar se partia e tij nuk do të formojë …